Skip to content
  • Rreth Nesh
  • Botime Artistike
    • Autobiografi & Kujtime
    • Autorë bashkëkohorë
    • Aventurë & Fantashkencë
    • Mister & Thriller
    • Roman
    • Drama
    • Erotikë
    • Klasikët
  • Botime Jo Artistike
    • Histori & Autobiografi
    • Motivim & Zhvillim
    • Filozofi
    • Sociologji
    • Ekonomi
    • Prindërim
    • Psikologji
  • Botime Për Fëmijë
    • Vajzat Perëndesha
    • Sekreti i Mhoragës
    • Akademia e Gjuetarëve të Dragonjve
    • Fëmijët e fundit në tokë
    • Tokat e Kurajës
    • Lufta e Klaneve
    • Përralla
    • Pufët
    • Inspektore Numërori
    • Unë Lexoj Vetë 6+, Emocionet
    • Parashkollorë
    • Të Tjera
  • Kontakt
  • EverCompare
  • Rreth Nesh
  • Botime Artistike
    • Autobiografi & Kujtime
    • Autorë bashkëkohorë
    • Aventurë & Fantashkencë
    • Mister & Thriller
    • Roman
    • Drama
    • Erotikë
    • Klasikët
  • Botime Jo Artistike
    • Histori & Autobiografi
    • Motivim & Zhvillim
    • Filozofi
    • Sociologji
    • Ekonomi
    • Prindërim
    • Psikologji
  • Botime Për Fëmijë
    • Vajzat Perëndesha
    • Sekreti i Mhoragës
    • Akademia e Gjuetarëve të Dragonjve
    • Fëmijët e fundit në tokë
    • Tokat e Kurajës
    • Lufta e Klaneve
    • Përralla
    • Pufët
    • Inspektore Numërori
    • Unë Lexoj Vetë 6+, Emocionet
    • Parashkollorë
    • Të Tjera
  • Kontakt
  • EverCompare
0.00L 0 Cart
Home / Botime Artistike / Roman / Nëna 
Nëna 

Nëna 

nga Pearl S. Buck #Roman; #Nobelistët

Përktheu: Vladimir Bako

Numri i Faqeve: 212

Përshkrim i shkurtër

Nëna u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok dimensionet e universales. Studiuesit kanë vënë re se duke mos pasur emër, kjo figurë e krijuar më 1933 është burim paqeje dhe nuk u përdor dot hapur nga politika në dobi të luftës a konfliktit social, kur kjo u kërkua për interesa të caktuara pak vite më vonë, në ndryshim nga ndonjë nënë tjetër, më pak interesante, e cila e quajtur, për rastësi të themi, Pelagea Nilovna, e krijuar më 1907 dhe që u bë pjesë me peshë e propagandës që u parapriu ndeshjeve të përgjakshme shoqërore në Evropë. Zonja Bak kështu u rendit jo vetëm ndër autorët e magjishëm (në një epokë kur shkrimtari imponohej me idetë e veta me goxha më shumë intensitet se mediat), por edhe në ata pacifistë, duke qenë për kohën një nga zërat më të dëgjuar të globit. Si bijë misionarësh evangjelistë dhe bashkëshorte e një pastori po evangjelist në Kinën e perandorisë së fundit, autorja e mistifikon e njëkohësisht e detajon shpirtin e njeriut, të cilin as kulturat e ndryshme e as interesat parciale ekonomiko-politike nuk kanë forcë ta shtyjnë përngaherë në batakun e përgjakjes. Nëna e saj ka pasione të fuqishme e brilante, ka fatkeqësi po aq të dhunshme për nga forca, por urtësia në një shpirt të ekuilibruar, njohja e stadeve të jetës dhe e detyrave në secilin syresh e bën të predikojë paqe e durim, pas rebelimeve të kuptueshme të çasteve fillestare. Dramat personale të lindura nga natyra, thotë autorja, nuk mund të ishin më pak të lodhshme sesa ato që burojnë nga konflikti social në vigjilje të një revolucionit, që do të ndryshonte jo pak gjëra në shoqëri. Zonja Bak u jep tërë personazheve në vepër vetëm emërtimet e atributeve, nëna, biri, bija, e reja, vjehrra etj. e tërhequr qëllimisht më tepër drejt formës artistike të përkryer e në tendencë gati transcendentale; si çdo autor i madh, ajo kupton se forma duhet ta shpërthejë përmbajtjen, se ndjenja duhet për më tej ta çajë hera-herës vetë kuarcin e formës, ndërsa përmbajtja në kuptimin e saj klasik ose nuk ekziston, ose ka një rend të largët në punët e artit.

700.00L

Porosit me një klik

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Related products

  • Aleksi dhe Smilla - Të Zhdukur

    Aleksi dhe Smilla – Të Zhdukur

    800.00L
    Add to cart
  • Zhystina ose Fatkeqësitë     prej Virtytit 

    Zhystina ose Fatkeqësitë  prej Virtytit 

    900.00L
    Add to cart
  • Histori Dashurie

    Histori Dashurie

    450.00L
    Add to cart
  • Rrëkeza 

    Rrëkeza 

    500.00L
    Add to cart

BOTIMET “DRITAN”

Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë,  me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave  më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.

KATEGORITË

Botime Artistike

Botime Jo Artistike

Botime Për Fëmijë 

Klasikë Për Fëmijë

Seritë Për Fëmijë

INFORMACION

Rreth Nesh

Adresa jonë

Transporti

Mënyrat e pagesës

Kontakt

KONTAKT

Rruga A. Z. Çajupi, 20/4, Tirane

E-mail: [email protected]

[email protected]

Cel. 0682612424

Cel. 0682021121 

© 2025 – Powered by Vesa Solutions

✕

Bli ne nje menyre me te thjeshte !