Madeleine Thien është autore e vëllimit me tregime Receta të Thjeshta, i cili ishte finalist për Çmimin e Shkrimtarëve të Komonuelthit, Libër i Shquar i Kiriyama Pacific Prize dhe fitoi BC Book Prize për prozën letrare; romanit Siguri, që fitoi Çmimin për Romanin e Parë nga Amazon. ca; dhe romanit Qen në Perimetër, i cili ishte në listën e ngushtë të Çmimit Letrar Ndërkombëtar të Berlinit në 2014 dhe fitoi Liberaturpreis në Panairin e Librit të Frankfurtit në vitin 2015. Romanet dhe tregimet e saj janë përkthyer në njëzet e pesë gjuhë dhe esetë e saj janë botuar në Granta, The Guardian, Financial Times, Five Dials, Brick dhe Al Jazeera. Tregimi i saj “Torta e Martesës” u zgjodh në listën e ngushtë të çmimit prestigjioz për tregimin e shkurtër Sunday Times EFG. Bijë emigrantësh malajziano-kinezë në Kanada, ajo jeton në Montreal.
Në shqip nga Botimet Dritan: Mos Thoni që Nuk Kemi Asgjë
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121