nga Görkem Yeltan #Roman për fëmijë mbi 9 vjeç
Përktheu: Stefan Vuçani
Nr i faqeve: 126
Përshkrim i shkurtër
Meles Trimi dhe Ediku janë dy shokë që punojnë së bashku. Ata banojnë në një qytet nëntokësor dhe e quajnë veten “zgjidhës problemesh”. Ndërsa i kalojnë ditët duke pritur që t’u vijë ndonjë punë, ndodh një histori nga ato që dëshirojnë ata. Trokasin në derën e tyre dhe u kërkojnë ndihmë. Të dy bien në gjurmët e një misteri, që zgjatet deri në krijimin e këtij qyteti nëntokësor. Janë vjedhur pesë vezë të arta gjarpri; kjo ngjarje i hedh të dy djemtë në aventura të tjera plot me të papritura.