nga Kejt MekMullan #Roman
Përktheu: Manushaqe Bako
Princesha e pasur Gromësima kërkon burrë… një burrë me flokë të kuq, i cili të ketë vrarë të paktën dy dragonj dhe emri i të cilit të fillojë me germën e saj absolutisht të parapëlqyer, U. A mund të jetë Uiglafi burri, hëm, djali i ëndrrave të saj?
“Ja një hero i ri, që mund të ishte fare mirë vëllai i vogël i Harri Poterit.”
– Meri Poup Ozborn, autore e serisë “Shtëpia Magjike mbi Pemë”
Lexuesit do të qeshin fort me rrëfenjat më mjeshtërore dhe më maniake që nga libri i Sheskës “Kalorësit e Tryezës së Kuzhinës.” – Booklist