nga Gaye Dinçel #Grupmosha parashkollore, me ilustrime
Përktheu: Ajsela Koka
Nr i faqeve: 36
Përshkrim i shkurtër
“Kush po Flet?” nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyrën sesi u bën pyetje fëmijëve. Zeina jeton me xhaxhanë e saj, kur prindërit largohen për një udhëtim pune. Ndërsa lexon historitë e shkruara prej tij, ajo nis të bëjë pyetje dhe të takojë personazhet e librave, shikon cilësi të ndryshme të tyre, në të kundërt të asaj që është shkruar në libër. Autorja Gaye Dinçel çel një dritare përtej stereotipeve, duke nënvizuar ndryshimet në librin e saj. Ndërkohë që xhaxhai simpatik gatuan vakte me vaj ulliri për mbesën e tij, kjo e fundit takohet me një dinozaur vegjetarian, një vajzë pirate dhe një dragua paqësr. Në libër, ku tërhiqet vëmendja se e vërteta del në pah vetëm kur i ekzaminon nga afër faktet, ndihen edhe puhiza nga vende të ndryshme të botës, si Mongolia, Tanzania, Nepali, bashkë me ngjyrat e ylberit…