nga Uilliam Blaj #Roman; Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Dritan Koka
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Tradhti në Det!
Kapiteni Uilliam Blaj regjistroi komplotin më të famshëm në historinë e lundrimit, kur një grup prej burrave të tij, të udhëhequr nga Fleçër Kristiani, e dëbuan atë nga anija e vet dhe e lanë në një barkë të vogël në mes të detit. A ishte Blaji një kapiten i ashpër, mizoria e pandreqshme e të cilit i detyroi njerëzit e tij të ngrinin krye? Apo Fleçër Kristiani ishte i etur për pushtet dhe nuk kishte asnjë justifikim për të marrë komandën? Lundroni me kapitenin Blaj në bordin e anijes Baunti e pastaj ndiqni përpjekjet e tij për të mbijetuar, pasi lihet në det të hapur. Është një histori e përjetshme rreth luftës heroike të njeriut për të mbijetuar, kur ka kundër tërë mundësitë!