Pesë Leksione mbi  Psikoanalizën

nga Sigmund Freud #Psikologji

Përktheu: Manushaqe Bako

Nr i faqeve: 210

Përshkrim i shkurtër

Në 1909-ën, Universiteti i Klarkut në Uorçester, Masaçusets, kremtoi  njëzetvjetorin e themelimit dhe rektori i tij, Dr.G. Stenli Holl, ftoi Frojdin dhe disa nga ithtarët e tij kryesorë (K. G. Jung, S. Ferenci, E. Xhons dhe A. A. Bril) të merrnin pjesë në këtë ngjarje, ku edhe do të nderoheshin me tituj. Frojdi e mori ftesën në dhjetor 1908, por u desh të vinte vjeshta e ardhshme që të celebrohej përvjetori; pesë ligjëratat e Frojdit u mbajtën nga dita e hënë, më 6 shtator, deri të premten e po asaj jave. Kjo, deklaroi vetë Frojdi në atë kohë, ishte njohja e parë zyrtare e shkencës së re dhe, siç e ka përshkruar në “Studimin Autobiografik” të tij, teksa hidhte hapat drejt katedrës, ku do të mbante leksionet, “dukej si realizimi i një ëndrre të pabesueshme me sy hapur”.

Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.

Çmimi: 600.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !