nga Sër Uolltër Skot #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Erind Bako
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Romancë dhe Aventurë!
Mbreti Riçard zemërluani… Robin Hudi… princesha e bukur Rovena… magjepsësja Rebeka… dhe kalorësi më trim e i patrembur ndër të gjithë, Ivanhoi… këto janë disa nga personazhet e paharrueshme, me të cilat do të ndesheni në këto faqe! Është një kohë e rrezikshme në Angli, ku një mbret i uritur për pushtet dhe disa lordë mizorë dhe të pamëshirshëm sjellin gjakderdhje dhe vuajtje në vend. Askush nuk di kujt t’i besojë, aq më pak kalorësit të ri, Ivanhoit, i cili kthehet në shtëpi pa trashëgimi dhe i çnderuar. Atij do t’i duhet të luftojë për emrin, të drejtat e tij, njerëzit e vet dhe për gruan që dashuron!