nga Şebnem İşigüzel #Roman
Përktheu: Silvi Mema
Nr i faqeve: 448
Përshkrim i shkurtër
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers
të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka. Stamboll. “Atë dimër, jetët tona do të ngatërroheshin si
degët e dredhkës, të shkundura nga fatkeqësia
dhe ligësia.” Kështu fillon romani, pak para se dy heronjtë e tij të çuditshëm, njëri piktor, tjetri shkrimtar i famshëm,
të takohen për herë të parë në zyrën e mjekut. Pas kësaj njohjeje, për shkak të një serie rastësish tronditëse, jetët e tyre ndërthuren si dredhkë kacavjerrëse. Gjithçka, që ata menduan se ishte lënë pas, që i përkiste së kaluarës, kthehet t’i pëndjekë.
Çmimi: 1,200.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121