nga Brem Stokër #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Manushaqe Bako
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Terror në mes të Natës!
Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Evropës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë! Tani ata duhet ta gjejnë dhe ta shkatërrojnë Drakulën, përpara se t’i gjejë ai dhe të shkatërrojë secilin prej tyre!