nga Christophe Tison #Roman
Përktheu: Vladimir Bako
Nr i faqeve: 224
Përshkrim i shkurtër
Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë. Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore.
Shkrimtari Christophe Tison – fëmijëria e të cilit është e ngjashme me atë të Lolitës, ngaqë ka qenë i rrëmbyer nga një i rritur – arrin me Ditarin e L-së një vepër mjeshtërore. Ky ka botuar rrëfime autobiografike, mes të cilave bestsellerin Ai Më Donte (Grasset, 2004). Është, gjithashtu, autor i romaneve të bombarduara nga kritika si Të Bën të Lumtur (Gallimard, coll. L’Arpenteur”, 2013) dhe Të Dashuruarit nuk Mund t’i Ndeshësh Askund (Gallimard, coll. “L’Arpanteur”, 2017).