Adrenalina

nga Zlatan Ibrahimovic dhe Luigi Garlando; #Autobiografi

Përktheu: Ajsela Koka

Numri i faqeve: 244

Përshkrim i shkurtër

“Kur jam në fushë dhe ndiej se më duan, kjo më jep një fuqi mbresëlënëse. Por edhe urrejtja më përçon shumë. Kur më ngrenë nervat, shkoj në një nivel më të lartë: jam më i vëmendshëm, më i përqendruar, më i fortë, më i dëshiruar për të treguar diçka. Nëse më urrejnë, më përmirësojnë. Prandaj, ndeshje si derbit më karikojnë në maksimum dhe më mbushin me një adrenalinë speciale, që më shpie më lart akoma. Vetëm se sot kam më shumë kontroll se njëherë e një kohë, kur isha i ri. Kjo edhe sepse fëmijët më kanë dhënë një qetësi dhe një ritëm që më parë nuk e kisha.”

Zllatan Ibrahimoviçi nuk ka më nevojë të tregojë forcën e vet, apo të na kujtojë sukseset e mëdha sportive, që e kanë shndërruar në një kampion unik në botë, kështu vendos të dalë lakuriq, në mënyrë të sinqertë e të ndershme, për të na treguar sesi një perëndi e topit ndryshon dhe i përballon vitet në vijim pa hipokrizi, me pjekurinë dhe dyshimet, që duhen mësuar të pranohen.

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për trajnerë dhe penallti, dhoma zhveshjeje, kundërshtarë e topa, përveçse për lumturi, miqësi dhe dashuri.

Çmimi: 1,000.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !