nga Stendhal #Novelë; #Klasikët
Përktheu: Vladimir Bako
Nr i faqeve: 164
Përshkrim i shkurtër
E rritur në Kuvendin e Kastros,Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t’i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme. Diferencat shoqërore mes protagonistëve, besimi fetar, një fatalitet i verbër: gjithçka i kundërvihet bashkimit të tyre dhe i shtyn punët drejt disfatës. Kjo histori e pafre dashurie, dhune dhe vdekjeje, më e famshmja e Kronikave Italiane, vizaton mitet e mëdha të dashurisë në letërsi dhe paranjofton Manastirin e Parmës. Si romancier virtuoz, Stendali eksploron të tëra mundësitë e rrëfimit dhe mban të ndezur vëmendjen e lexuesit. Skedari i botimit përmban pasazhe të tëra kyçe të veprës. Falë tyre kuptojmë se sa e justifikuar ishte shija e Stendalit për historitë e vërteta.
Kjo vepër hyn solemnisht mes grupimit të krijimeve letrare me mitet e mëdha të dashurive kontradiktore dhe të penguara.
Çmimi: 600.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Rruga A. Z. Çajupi, 20/4, Tirane
E-mail: botimetdritan@gmail.com
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121
© 2025 – Powered by Vesa Solutions