Shqiponja dhe Oktapodi

nga Gianni Palagonia përkthyer nga Ajsela Koka #Roman Policesk

Çmimi 1400 L

Nr faqe: 346

Pasi përmbyll misionin e asgjësimit të Brigadave të Kuqe të Reja, polici Gianni Palagonia caktohet për të punuar në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Sicilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni. Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por vendi i shqiponjave do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë.

Pjesë nga Libri

Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë.”

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike…

Në Duart e Askujt

Ne duart e askujt

nga Gianni Palagonia #Roman Policesk

Përktheu: Ajsela Koka

Nr i faqeve: 362

Përshkrim i shkurtër

I kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen. Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja. E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.

Heshtja

nga Gianni Palagonia #Roman Policesk 

Përktheu: Ajsela Koka 

Nr i faqeve: 364 

Përshkrim i shkurtër

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë. Në Sicili nuk vrasin më, kjo është gjëja më e rëndë, termometri për të kuptuar se për mafien punët shkojnë vaj.  Nuk vrasin më dhe të gjithë mendojnë se pas ndonjë arrestimi të bujshëm, mafia u shpartallua. Po këtu, e dinë edhe fëmijët, kur pllakos heshtja, do të thotë se punët ecin për mrekulli.  Tashmë, bandat e kanë marrë mësimin, e dinë se miku më i mirë mund të kthehet në xhelatin tënd dhe kanë ndryshuar strategji. Punojnë me ndarje hermetike; nëse dikush pendohet, mund të çojë në arrest pesë persona, jo më njëqind si përpara. Është një model në trajtë rrjete, post’hierarkik. Do të duhen vite përpara se të kuptojmë se çfarë dreqin po ndodh, çfarë po bën mafia e re. Parullat e tyre sot janë: riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet.  Pastaj bursa, lulëzimi i ndërtimit, tenderët e mëdhenj dhe, mbi të gjitha, politika. Personat fiktivë, buratinët; e vërteta është se ne jetojmë çdo ditë me mafien. Mund të jetë ai djali thatim, që të drejton pistoletën mu në fytyrë, po më shpesh është ai tipi me bark e me kokën e rruar, me kravatë, që në xhepin e xhaketës mban vetëm stilolapsin për të firmosur çeqe e akte noteriale.  Unë kam një histori të tërë për t’ju treguar mbi këto gjëra.  Jam gati 40 vjeç, jam polic, po kjo nuk është biografi. Është thjesht një pjesë e Sicilisë, e imja, e të gjithëve ne. Jam polic. Jo një nga të shumtët: një zevzek, kështu thonë.