Shqiponja dhe Oktapodi

nga Gianni Palagonia përkthyer nga Ajsela Koka #Roman Policesk

Çmimi 1400 L

Nr faqe: 346

Pasi përmbyll misionin e asgjësimit të Brigadave të Kuqe të Reja, polici Gianni Palagonia caktohet për të punuar në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Sicilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni. Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por vendi i shqiponjave do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë.

Pjesë nga Libri

Këtu akoma ngjan si jashtëtokësore të mendosh për mjedisin, ekologjinë, për çështjen morale, për të drejtat e qytetarëve, të të sëmurëve, për sheshimin e barrierave arkitektonike për invalidët, për mirëqenie dhe pabarazia mes gjinive është e dukshme. Rimëkëmbja shoqërore nuk po merr vrull dhe rruga për të mbërritur te standardet evropiane është akoma e përpjetë dhe sigurisht nuk mjafton ndërtimi i ndonjë rruge, urave e pallateve ose përshtatja e ndonjë norme apo rregulloreje për të siguruar certifikatën e sjelljes së mirë dhe për të merituar hyrjen në Bashkimin Evropian. E të mendosh se kjo tokë ka një peizazh potencial përrallor. Mund të jetojë vetëm me turizëm dhe të jetë Zvicra e Ballkanit. Përkundrazi, nuk ka gjë tjetër veç ndonjë resorti luksoz, mbase i ndërtuar nga kriminelë, pastaj një hiç. Këtu jemi akoma në Mesjetë.”

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike…

Çmimi: 1,400.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !