Gianni Palagonia

Ky është emri fals i një polici të vërtetë, i detyruar të fshihej pas një pseudonimi për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tij. Anëtar i sektorëve të hetimit, ka zhvilluar një përvojë të mirë në hetime të rëndësishme, kundër mafies, kriminalitetit të organizuar e ndaj terrorizmit të brendshëm.

Është një zë i ashpër, shumë ndryshe nga ai i policëve të filmave në televizor, zëri i një njeriu që ka humbur, po nuk është mposhtur, që e ka paguar nga xhepi kokëfortësinë e vet.

Të drejtat për botimin e romanit Heshtja janë shitur në Holandë dhe Gjermani.

Gianni Palagonia ka punuar edhe disa vite në Shqipëri, përvojë mbi të cilën ka shkruar librin: Shqiponja dhe Oktapodi: Një Polic Italian me Mision në Shqipëri (2015).

Në vitin 2019 ka marrë pjesë në një Reality Show në Itali, që është transmetuar në Amazon Prime: Celebrity Hunted: Caccia all’Uomo.

Në shqip nga Botimet Dritan: Heshtja

Lista e librave të autorit