nga José Saramago
Përshkrim i shkurtër
“…të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi fytyrat e ruajtura përjetësisht të ngurosura kësisoj, ngaqë parandienin se dita që do të vinte më pas do të ishte pashmangshmërisht e ndryshme, një tjetër ditë… Ime më e ka bërrylin e djathtë të mbështetur mbi një kolonë të lartë, ndërsa në dorën e majtë, të flakur çrregullt përgjatë trupit, mban një lule. Im atë e kalon krahun e djathtë pas shpinës së mamasë e dora e tij me kallo shfaqet mbi shpatullën e saj si të ishte një flatër. Të dy qëndrojnë, të trembur, mbi një tapet me degëzime. Në sfond, pëlhura vë në dukje arkitektura të vagëlluara neoklasike.” Dhe arrita në përfundimin: “Duhej të vinte patjetër dita kur do t’i rrëfeja këto gjëra. Asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi, veçse për mua. Një gjysh berber nga Afrika e Veriut, një tjetër gjysh bari derrash, një gjyshe mrekullisht e bukur, dy prindër hijerëndë e të sjellshëm, një lule në një portret – cila gjenealogji tjetër mund të më interesojë? Te cili dru më i mirë se ky mund të mbështetem?”
[Nga fjala e mbajtur në ceremoninë e laureimit me çmimin Nobel.]
Çmimi: 500.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Titulli i Origjinalit: A Bagagem do Viajante
Autori: José Saramago
Përktheu: Ajsela Koka
Çmimi në kopertinë: 500
Kategoria: Botime Artistike
Nënkategoria: Tregime; Nobelistët;
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121