Përshkrim i shkurtër:
Jeta nuk shkon kurrë sipas planeve dhe Alesandra e zbulon këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. Mendon se ka gjithçka nën kontroll: punën si profesoreshë fizike në universitet, një familje me probleme, po të pranishme, një burrë të qëndrueshëm në krah, një ekzistencë pa shkundje të mëdha, që, pasi ka kapërcyer pragun e të dyzetave, i dhuron një stabilitet të dëshiruar prej kohësh. Një stabilitet që beson se e meriton, derisa kështjella prej letre rrëzohet nga një shkulm ere i papritur. Një shkulm ere që futet duke shpartalluar dritaren dhe bën lëmsh gjithçka, bën copë e thërrime lidhjen e saj të dashurisë dhe një pjesë të mirë të sigurive të saj si grua, bashkë me besimin, vetëvlerësimin dhe idenë iluzore se e njihte tjetrin.
Po pikërisht mes detajeve të stonuara të jetës, duket se ndodh ajo që s’ta pret mendja, sepse, shpeshherë, lumturia qëndron në magjinë e një çasti të papërsosur.
Faqe: 324
ISBN: 978-9928-377-59-3
Titulli i Origjinalit: Il nostro momento imperfetto
Përkthyesi: Ajsela Koka
Çmimi: 1200 lekë