nga Stefan Krejn #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Ersi Terolli
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Hero apo Frikacak!
Është viti 1863. Vendndodhja: Lufta Civile, konflikti më i përgjakshëm i Amerikës. Henri Flemingu, një djalosh nga fshati, në radhët e Unionit, është plot emocione, teksa bashkë me shokët e vet ushtarë presin nisjen e betejës së tyre të parë. A do të bëhet Henri heroi që ëndërron të jetë? Do t’i shpëtojnë ai dhe shokët zjarrit vdekjeprurës të armikut? Dhe kush është armiku, në mos po djem të tjerë amerikanë si ai vetë? Frika dhe kuraja ekzistojnë njëherësh, ndërsa çdo burrë bën rrugëtimin e tij përmes zjarrit të luftës, në përpjekje për të marrë medaljen e kuqe.