nga Xhek London #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Manushaqe Bako
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Pjesërisht ujk, pjesërisht qen, me forcën dhe kurajën e të dyve në gjakun e vet, Dhëmbi i Bardhë është një këlysh jetim në kufirin e ngrirë të Jukonit. Bota e tij është me armiq: kafshë dhe njerëz. Instinktet e lindura dhe metodat e përfituara e mësojnë të gjuajë… të luftojë… të fitojë! Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Njerëzit e shfrytëzojnë dhe abuzojnë me të derisa një njeri i mëson kafshës fisnike të njohë tiparin e vet më domethënës: besnikërinë. Vetëm atëherë Dhëmbi i Bardhë mund të përballet me sfidën më të rrezikshme nga të gjitha!