nga Daniel Defo #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Dritan Koka
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Anijembytur!
Një stuhi e fuqishme në det shkatërron anijen e Robinson Kruzoit. Vetëm ai mbijeton dhe përplaset në brigjet e një ishulli të shkretë. Në këtë histori të madhe aventure mbijetese dhe guximi, Kruzoit i duhet të mbledhë tërë forcën dhe inteligjencën për të mbijetuar e përparuar kundër vështirësive të pamata. Ky është një tregim mahnitës i një të riu, që tejkalon vetminë, zbut kafshë të egra, lufton kundër kanibalëve mizorë dhe kundër piratëve të rrezikshëm në një betejë njëzetetetëvjeçare për të qëndruar gjallë!