nga Pearl S. Buck #Roman; #Nobelistët
Përktheu: Vladimir Bako
Numri i Faqeve: 326
Përshkrim i shkurtër
Gjatë mbretërimit të perandorisë së fundit, një shërbëtore martohet me një burrë të përulur. Së bashku ata nisin një udhëtim epik…
O-leni është një shërbëtore shtëpie në shtëpinë më të madhe të qytetit. Kur merret për grua nga Uang Lungu, një fermer i thjeshtë kinez, ajo punon fort pa u lodhur përgjatë katër shtatzënive për mbijetesën e familjes. Shpërblimi fillimisht është i kursyer, po në punën e tyre ka shpresë, duke u mbështetur te toka. Derisa pllakos zija e bukës.
Mes alternativave për t’ia mbathur apo për të vdekur urie, familja mbërrin në një qytet të jugut, duke iu bashkuar mijëra fshatarëve që lypin rrugëve. Duket se gjithçka ka marrë fund derisa një ndërthurje e fatit të mbarë me dëshirën e O-lenit për të mbijetuar bën të mundur kthimin e tyre në shtëpi me një pasuri të papritur. Por ata kishin tradhtuar tokën, që i pat mbajtur më parë; dhe paratë u shkaktojnë vetëm mosbesim dhe mashtrim… dhe thyerjen e zemrës së gruas që i kishte shpëtuar.
Në sfond të një Kine në zgrip të ndryshimit, “TOKA E MIRË” është një sagë familjare gozhduese dhe një histori e sakrificës femërore; një rrëfim klasik i letërsisë së shekullit të njëzetë.
Çmimi: 1,000.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121