nga Martin Barry #Roman; #Fantazi; #Mister; #Grupmosha 10-16 vjeç
Përktheu: Vladimir Bako
Numri i Faqeve: 390
Përshkrim i shkurtër
Brenda linjës së romaneve fantastike, ku e mrekullueshmja dhe mitologjia thuren ngushtë, Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar na tërheq në një odise të çmendur, ku shpalosen epoka mesjetare dhe ajo bashkëkohore. Përbindëshat liqenorë bredhin nëpër thellësitë e liqeneve skoceze, faniten në detet e gjerë dhe rrëshqasin nën ujërat e qeta të liqeneve të ashpra të Irlandës. Këto krijesa gjiganteske, që provokojnë frikë e magjepsje, sidoqoftë janë entitete fisnike, fati tragjik i të cilave është i lidhur ngushtë
me atë të qenieve humane, që prej ndërmarrjes së akteve kokëkrisura të një kalorësi norman të shekullit XIII.
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar është i pari nga tri volumet, që magjepsin dhe u ndalin frymën tërë lexuesve, nga adoleshentët e dashuruar pas këtij zhanri deri te njëqindvjeçarët.
Çmimi: 1,000.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121