Rreth Hënës 

nga Jules Verne #Roman; #Mister; #Klasikët; #Fantashkencë

Përktheu: Vladimir Bako

Numri i Faqeve: 224

Përshkrim i shkurtër

Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t’i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën…

Çmimi: 650.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !