nga Kim Thúy; #Roman-autobiografik
Përktheu: Vladimir Bako
Numri i Faqeve: 152
Përshkrim i shkurtër
UNË KAM ARDHUR NË BOTË gjatë ofensivës së krejditës së vitit, pra, në ditët e fillimit të Vitit të Ri të Majmunit, ndërsa zinxhirët e gjatë të krismave të varur përpara shtëpive eksplodonin në një polifoni tingujsh armësh automatike.
E pashë dritën në Sajgon, atje, ku krismat, që shpërthenin në një mijë thërrmija, ngjyrosnin truallin në të kuq si ta shtronin me petale qershie dhe ku gjaku i dy milionë ushtarëve të shpërndarë, stërkalte në qytete e fshatra të një Vietnami të çjerrë më dysh.
Kam lindur nën hije të këtyre qiejve të stolisur me përndezje, të zbukuruar me girlanda të ndritshme, që shpoheshin brinjë më brinjë nga raketa dhe predha. Lindja ime kishte si mision të zëvendësonte jetët e humbura. Jeta ime si detyrë që të vazhdonte atë të sime mëje.