nga Rudjard Kipling #Roman; #Grupmosha 8-12 vjeç
Përktheu: Dritan Koka
Numri i Faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Mogli, Djali-Ujk!
I rritur nga ujqit në thellësi të xhunglës, Mogli ndonjëherë gjuan me kafshët dhe ndonjëherë gjuhet prej tyre! Atij i duhet të përballet i vetëm me kafshë aspak miqësore, me ushtrinë poteremadhe të majmunëve, të cilët e rrëmbejnë dhe e çojnë në shtëpinë e tyre në majë të pemës, me tigrin gjithnjë të uritur, Shir Kanin, madje edhe me vetë llojin e tij, njeriun; e të mësojë të jetojë nëpërmjet ligjit të xhunglës. Këto episode mbresëlënëse, njëri më tërheqës se tjetri, mund të lexohen gjatë tërë jetës për emocionet që transmetojnë, aventurat që përshkruajnë dhe për
depërtimin e mprehtë në botën e njerëzve e të kafshëve si dhe në marrëdhëniet mes tyre.