Lehtë t’i Duash, Vështirë  t’i  Disiplinosh 

nga Becky A. Bailey #Prindërim

Përktheu: Ajsela Koka

Numri i Faqeve: 296

Përshkrim i shkurtër

MËSONI SI TË HIQNI DORË NGA KONTROLLI MBI FËMIJËT, SI TË MOS U LUTENI DHE SI TË BËHENI PRINDI QË KENI DASHUR TË JENI.

I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t’i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale? Qasja e jashtëzakonshme dhe e fuqishme e Dr. Beki Bejlit ndaj prindërimit ka bërë mijëra e mijëra familje më të shëndetshme e më të lumtura.

Duke u fokusuar te vetëkontrolli dhe ndërtimi i vetëbesimit si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, Dr. Bejli na paraqet një sërë aftësish të lidhura me njëra-tjetrën, për t’i ndihmuar familjet të kapërcejnë nga zallamahia në qetësi.

7 Fuqitë për Vetëkontroll, për të ndihmuar prindërit të modelojnë sjelljen që kërkojnë prej fëmijëve të tyre. Këto çojnë në:

7 Aftësitë Bazë për Disiplinë, për të ndihmuar fëmijët të menaxhojnë rrethana të sikletshme në shtëpi dhe në shkollë, të cilat do t’i ndihmojnë këta të zhvillojnë:

7 Vlera për Jetën, të tilla si integriteti, respekti, dhimbsuria, përgjegjshmëria e të tjera akoma.

Dr. Bejli i integron këto parime në një program shtatë javor, që i ndihmon familjet të nisen nga një start i mirë, duke ofruar plot shembuj nga jeta e përditshme, që ilustrojnë metodat e saj në veprim. Me këtë libër frymëzues e praktik në dorë, ju do të gjeni mënyra të reja për të kuptuar dhe përmirësuar sjelljen e fëmijëve, sikurse edhe tuajën.

Çmimi: 1,000.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !