nga Thomas Hardy #Roman; #Klasikët
Përktheu: Ajsela Koka
Nr i faqeve 474
Përshkrim i shkurtër
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, Kryebashkiaku i Kastërbrixhit (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Libri hapet me Hençardin e dehur, që shet gruan dhe të bijën në një fushë ankandi dhe menjëherë, pasi bëhet esëll, e ndjek pendimi ndaj këtij akti të turpshëm, por edhe ngritja deri në pozicionin e Kryebashkiakut të Kastërbrixhit.
Gjithsesi, e kaluara e turbullt e përndjek si fantazmë, kur e shoqja dhe e bija shfaqen, ndërsa pasuria e tij financiare dhe emocionale vihen në rrezik nga ngritja këmbëngulëse e rivalit të vet, skocezit finok Donald Farfre.