Kjo Anë e Parajsës 

nga F. Scott Fitzgerald; #Roman; #Autobiografi

Përktheu: Manushaqe Bako

Nr i faqeve: 320

Përshkrim i shkurtër

“Kjo Anë e Parajsës”, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij “Brezi të Humbur”, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete “liberale” studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër.

Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi,“qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur.”

“Pothuaj aq e përkryer sa ç’mund të jetë një vepër… Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan.” – The New York Times

Një shfaqje brilante e premtimit letrar… Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta… – Craig Raine 

Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse… dhe kaq therëse.

Çmimi: 900.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !