nga Max Brallier #Roman për Fëmijë 8-12 vjeç
Përktheu: Dritan Koka
Nr i faqeve: 240
Përshkrim i shkurtër
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur deri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojërat dhe rezervat e pafundme me biskota Oreo, të marra nga dyqanet e braktisura. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, Djaj me Krahë e Kacavjerrëse të Gjalla. Prandaj ngre një skuadër me: shokun e tij të ngushtë Kuint, Dërkun, Rovërin dhe Xhunin. A do të arrijë Xheku me ndihmën e tyre të mposhtë krijesat apokaliptike dhe të mos jetë më një djalë i zakonshëm?