nga Shawn Achor #Motivim
Përktheu: Dritan Koka
Nr i faqeve 254
Përshkrim i shkurtër
Çdokush mendon që, nëse punon shumë, do të bëhet i suksesshëm dhe, sapo të bëhet i suksesshëm, atëherë do të jetë i lumtur, apo jo?
Hulumtimet më të përparuara të dekadës së fundit në fushën e psikologjisë pozitive kanë dëshmuar se kjo formulë është, në të vërtetë, e përkundërt: lumturia nxit suksesin dhe performancën, jo anasjelltas.
Avantazhi i Lumturisë është joshës për të gjithë ata që dëshirojnë këshilla praktike për t’u bërë më të lumtur dhe më të suksesshëm. Lumturia nuk është bindja se nuk kemi nevojë të ndryshojmë. Ajo është të kuptuarit se mundemi. – Shawn Achor
Një ‘big star’… një ekspert me famë botërore. – New York Times
SHAWN ACHOR është një nga ekspertët kryesorë në botë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ai ka hulumtuar dhe ka ligjëruar në dyzet e dy vende, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë hendekun mes shkencës së lumturisë dhe performancës në jetën e përditshme.
Leksionet e Achor-it mbi shkencën e lumturisë dhe potencialin njerëzor kanë fituar vëmendjen e New York Times, Boston Globe dhe Wall Street Journal, si edhe të CNN e NPR.
Çmimi: 1,000.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121