Vishen LAKHIANI është një nga personalitetet më me ndikim në rritjen personale sot. Një inxhinier kompjuterësh dhe sipërmarrës në teknologjinë e edukimit, ai është themelues dhe CEO i Mindvalley, një kompani e fortë me 200 punonjës, e specializuar në dizenjimin e përvojave mësimore dhe në krijimin e platformave digjitale dhe aplikacioneve që ushqejnë revolucionin e edukimit. Kurikulumi i Mindvalley fokusohet mbi rritjen personale, ndërgjegjësimin, mirëqenien, produktivitetin e shumë të tjera. Ai është edhe një anëtar i Këshillit të Lidershipit të Transformimit dhe bën pjesë në Bordin e Inovacionit për Fondacionin XPRIZE. Misioni i LAKHIANIT është të revolucionarizojë sistemin global të edukimit nëpërmjet modeleve të reja për zgjerimin e potencialit njerëzor dhe krijimin e një shkolle për njerëzimin e shekullit XXI.

Në shqip nga Botimet Dritan: Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme

Lista e librave të autorit