Gianni Palagonia është pseudonimi i Giuseppe Monforte, ish-Inspektor i Policisë së Shtetit Italian, por edhe shkrimtar, artist e aktor.
Lindur në Katania, në vitin 1961, jeton me familjen mes Italisë e Shqipërisë. Pas diplomimit si gjeometër, kundër dëshirës së prindërve, zgjedh të ndjekë shkollën e policisë.
Në vitin 1980 caktohet në Skuadrën e Antidrogës, në Romë dhe më pas në Katania, ku merret me kërkimin e bosëve mafiozë të fshehur dhe me të penduarit.
Për shkak të angazhimit të tij kundër mafies, në vitin 1992 transferohet në Italinë e Veriut për arsye sigurie.
Në vitin 2006 Interpoli Italian e dërgon me mision në Shqipëri.
Gjatë karrierës është nderuar me shumë çmime, mes të cilave një ngritje grade për “merita të jashtëzakonshme”.
E mbyll karrierën në vitin 2013.
Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë NË DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.
Të drejtat për botimin e romanit Heshtja janë shitur në Holandë dhe Gjermani.
Në vitin 2019 ka marrë pjesë në një Reality Show në Itali, që është transmetuar në Amazon Prime: Celebrity Hunted: Caccia all’Uomo.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121