Francis Scott Key Fitzgerald (24 shtator 1896 – 21 dhjetor 1940) ishte romancier, eseist, tregimtar dhe skenarist amerikan. Është i njohur për romanet që përshkruajnë pompozitetin dhe teprimet e epokës së xhazit. Gjatë jetës së vet, botoi katër romane, katër përmbledhje me tregime dhe 164 tregime të shkurtra. Ndonëse arriti një sukses dhe pasuri të përkohshme gjatë viteve 1920, Fitzgerald u vlerësua nga kritika vetëm pas vdekjes dhe tani konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë të shekullit të 20-të.
Në shqip nga Botimet Dritan: Kjo Anë e Parajsës
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121