ALBERTO PELLAI, mjek dhe psikoterapist i moshës evolutive, është kërkuese pranë departamentit të shkencave bio-mjekësore të Universitetit të Milanos, ku merret me parandalimin në moshë evolutive. Në vitin 2004 Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë medaljen e argjendtë për merita në shëndetin publik. Është autor i shumë best-sellerave për prindër, edukatorë dhe të rinj, mes të cilëve Kjo shtëpi nuk është hotel (2009), frymëzuar nga transmetimi i suksesshëm që për vite të tëra ka drejtuar në Radio24 me Nikoleta Karbonen, Gjithçka tepër shpejt (2015) dhe Girl R-evolution (2016).

BARBARA TAMBORINI, psikopedagogjiste, autore tekstesh të ndryshme mbi moshën evolutive, ka fituar çmimin Giovanni Arpino me Ndihmë! Kam humbur në Londër (2010). Ka botuar Reality nënë (2012) dhe libra të ndryshëm me Alberto Pelain, mes të cilëve Do të ndaheni apo do të më lini? Si t’ia shpjegosh një fëmije ndarjen e prindërve (2009), Faktori i vetëvlerësimit familjar (2011), Më lini të rritem në paqe! (2013), Baballarët vijnë nga Marsi, nënat nga Venusi (2014).

Çift edhe në jetë, Alberto dhe Barbara kanë katër fëmijë: Jakopo, Aliçe, Pietro dhe Katerina.

Në shqip nga Botimet Dritan: Mosha e Cunamit

Lista e librave të autorit