Nën Hijen e Arratisë
nga Stefan Nilsson #Roman
Përktheu: Svetllana Anastasi
Nr i faqeve: 464
Përshkrim i shkurtër
Shtator 1975
Kreshnikut i përcëllojnë shpatullat. Dritat e projektorëve rrokin hapësirën e detit, ndërsa plumbat fërshëllejnë mbi sipërfaqen e ujit përreth tij. Merr frymë thellë dhe zhytet sërish në ujë. Një anije afrohet me motorët që buçasin. Ai ndalon së notuari në pritje të plumbit vdekjeprurës. Po papritur, nga bordi i anijes, dëgjon një zë që po i thërret në gjuhën greke. Ia doli të arratisej nga Shqipëria.
Tetor 1991
Kreshniku kthehet në Tiranë. Tashmë është polic suedez dhe punon për Interpolin. Po shkaku i vërtetë i rikthimit është urrejtja ndaj Shaqir Goçit, personit përgjegjës për vdekjen e të atit. Goçi ishte kreu lokal i Sigurimit të frikshëm. Po, pas rënies së diktaturës, ai u bë bosi i një organizate kriminale të pamëshirshme.
Nën Hijen e Arratisë është një roman që të mban tërë kohën nën tension, i frymëzuar nga ngjarje reale. Ai
zhvillohet kryesisht në Shqipëri, në vendin më enigmatik të Evropës.