nga Immanuel Kant #Filozofi
Përktheu: Vladimir Bako
Përshkrim i shkurtër
Imperativi kategorik dhe rinjohja e dinjitetit të personit, cilidoqoftë njeriu dhe fusha e tij e aktivitetit, mund të konsiderohen si dy faqe të së njëjtës medalje. Imperativi kategorik na kujton se dinjiteti i personit human është nocioni që duhet të udhëheqë përgjithësisht veprimin njerëzor. Është nocioni i “dinjitetit themelor për të gjitha dhuntitë natyrore, që mbajnë dhe rrethojnë qenien njerëzore, si të tëra produktet normative të përcjella nëpërmjet rrugës social-kulturore”.
Pikërisht kjo i lejon Kantit të formulojë, në të famshmin version të dytë të imperativit kategorik, parimin themelor të sjelljes së njeriut, si person moral, në lidhje me vetveten dhe me të tjerët: “Vepro në mënyrë të njëjtë sikurse ti trajton humanitetin për vetveten edhe në trajtimin e humanitetit në personin e tjetrit, gjithnjë si qëllim, asnjëherë thjesht si mjet”.