Seria Mbretërit e Mëkatit
Mbreti i Lakmisë
Libri 3
Ai e kishte, e humbi… dhe do të bëjë gjithçka për ta rifituar sërish.
Përshkrim i shkurtër
I fuqishëm, brilant dhe ambicioz, Dominik Devënporti është ngritur me kthetra nga zeroja derisa u bë Mbreti i Uoll Stritit. Ai ka gjithçka: një shtëpi të bukur, një grua të bukur dhe më shumë para nga sa mund të shpenzojë për të gjithë jetën. Po sado para që fiton, nuk është asnjëherë i kënaqur. Në vrapin e tij të pandalshëm për më shumë, largon të vetmin person që e shihte si të mjaftueshëm. Vetëm kur ajo ikën, ai kupton se jeta nuk është thjesht para dhe lavdi… por atëherë mund të jetë shumë vonë.
E dashur, inteligjente dhe e kujdesshme, Aleksandra Devënporti ka luajtur rolin e gruas trofe për vite me radhë. I qëndroi në krah të shoqit, ndërkohë që ai ndërtonte një perandori. Ama, tani që kanë arritur majën, ajo kupton se ai nuk është më burri me të cilin u dashurua. Kur bëhet e qartë se ajo vjen gjithnjë pas punës, merr në dorë jetën e saj dhe vendos veten të parën, edhe nëse kjo do të thotë të lërë të vetmin burrë që ka dashur ndonjëherë. Por ajo çka nuk llogariti ishte se ai refuzonte ta linte të ikte… se do të luftonte për martesën e tyre, pavarësisht sakrificave që kjo kërkonte.
Lloji i botimit: Paperback
Faqe: 356
ISBN: 978-9928-377-58-6
Titulli i Origjinalit: King of Greed
Grupmosha: mbi 18 vjeç
Përkthyesi: Viola Bazelli
Çmimi: 1500 lekë