nga Larry Tremblay përkthyer nga Vladimir Bako #Roman
Nr i faqeve: 146
Çmimi në kopertinë: 700 L
Përshkrim i shkurtër
Vëllezërit binjakë Amed dhe Aziz jetojnë në hijen e qetë të portokallishtes së familjes së tyre. Po lufta që godet vendin ua ndryshon jetën përgjithmonë, kur një bombë vret gjyshërit e djemve. Gjaku duhet të shpaguhet me gjak. Dhe për të marrë hak për vdekjen e gjyshërve, një vëlla duhet të ofrojë sakrificën e mbrame.
Vite më vonë, binjakut të mbijetuar – tashmë student i artit dramatik në Montreal – i jepet një rol që e detyron të përballet me të shkuarën. Autori Larry Tremblay, vetë aktor dhe regjisor, shtron pyetjen e vështirë: a mundet arti ta trajtojë në mënyrë të përshtatshme vuajtjen? Aktual dhe i pakohë, romani “Portokallishtja” përshkruan trashëgiminë e tmerrshme të luftës dhe pasojat e saj.