nga George Sand #Roman; #Klasikët
Përktheu: Vladimir Bako
Nr i faqeve: 230
Përshkrim i shkurtër
“Sekretari Intim” është në thelb i lidhur me aventurën parisiane dhe veneciane të Zhorzh Sandit dhe Alfred dë Mysesë, gjatë viteve 1833 dhe 1834, kur edhe ngjizet romani. Intimiteti i tyre letrar është i ngushtë, shkëmbejnë ide, dorëshkrime, konspekte, punojnë krah për krah, duke lexuar së bashku Hofmanin, ndikimi i të cilit mbi “Sekretarin Intim” është i dallueshëm.
Por “Ekzistojnë dy qenie brenda Mysesë: njëra e vetëkënaqur dhe plot sharm, tjetra xheloze, idhnake, e rrëmbyer”, vëren Pjer Salomoni, njëri nga biografët më të hollë të Zhorzh Sandit. Romancierja, si princesha Kavalkanti në “Sekretari Intim”, do të dëshironte t’i shihte miqtë e vet tolerantë. Xhelozia i udhëheq këta në dyshimet më të pamendta. Një grua mund të nxjerrë në pah pamje të jashtme mendjelehta e plot serbesllëk, duke mbetur e panjollë. “Sekretari Intim” është një piketë e rëndësishme në mendësinë feministe të Zhorzh Sandit. Ajo ngrihet kundër një xhelozie tiranike dhe të padrejtë, të cilën do ta ndeshë edhe një herë tjetër me Shopenin, tipi i princit Karol te vepra “Lukrecia Florani”.
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.
Çmimi: 800.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121