nga Emilio Salgari #Roman; #Mister; #Klasikët; #Letërsia Italiane
Përktheu: Dritan Koka
Përshkrim i shkurtër
“Në rripin e gjerë bregdetar të formuar nga delta e Gangut, në atë rajon ishujsh dhe moçalesh, ngrihen pyje të dendura e të padepërtueshme.” Kënetat e Sandërbandeve, moçalishtet tropikale të grykëderdhjes së lumit të shenjtë për indianët, përbëjnë “xhunglën e zezë”, në të cilën kanë foletë qenie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse: tigra vrasës, gjarpërinj helmatisës, pitonë vdekjendjellës, bimë mishngrënëse, po veçanërisht thagët. Këta fanatikë ia kushtojnë hyjneshës së tyre viktimat e mbytura dhe i nënshtrohen pushtetit mizor të kryetarit të vet Sujodanës, “birit të ujërave të shenjta të Gangut”.
Atyre u kundërvihet Tremal-Naiku, “gjahtari i tigrave dhe i gjarpërinjve”, i cili përpiqet ta shpëtojë të bukurën Ada Korishant nga fati i trishtë si priftëreshë e hyjneshës Kalì, së cilës thagët duan t’ia flijojnë. Është ky romani, në të cilin shija salgariane për aventurën lidhet lumturisht me atë për okultin, ritet e fshehta dhe skenat ekzotike.
Çmimi: 900.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121