nga Karine Tuil #Roman
Nr i faqeve: 260
Çmimi në kopertinë: 1000 L
Përshkrim i shkurtër
Gjykatësja Alma Revel duhet të vendosë për fatin e një të riu që dyshohet se i është bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Kësaj dileme profesionale i shtohet edhe një tjetër, më intime: e martuar, Alma mban një lidhje me avokatin që përfaqëson të akuzuarin. Midis arsyes dhe mosarsyes, zgjedhjet e saj rrezikojnë të prishin jetën e saj dhe atë të vendit… Karine Tuil na çon në jetën e përditshme të gjyqtarëve hetues anti-terroristë, në zemrën e shpirtit njerëzor, skutat më të errëta të të cilit nuk pengojnë as shpresën dhe as bukurinë.
“Karine Tuil krijon tension, ka një pikësynim të qartë, na zhyt në jetën e përditshme të Almës, një gjykatëse hetuese e antiterrorizmit, çdo vendim i së cilës mund të ketë pasoja dramatike. Një roman mbërthyes.”
Nathalie Dupuis dhe Olivia de Lamberterie, Elle
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”
Bernard Babkine, Madame Figaro
“Titulli i romanit tejet të mprehtë të Karine Tuil, Vendimi, është emblema e temave të dashura për autoren, si: përgjegjësia individuale, trajektoret e thyera dhe vështirësia e lirisë për të zgjedhur – mes gënjeshtrave dhe së vërtetës, për shembull.”
Virginie Bloch-Lainé, Liberation