nga Mary Shelley #Roman; #Klasikët; #Mister&Thriller; #Letërsia Evropiane
Përktheu: Klodian Briçi
Përshkrim i shkurtër
Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën.
Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh. Ky, ndonëse në fillim është zemërmirë dhe i urtë, më pas u fut frikën gjithë atyre që rastisin ta shohin dhe për t’u shpëtuar shpotitjeve dhe syrit të njerëzve, i duhet të fshihet.
I vetmuar dhe i braktisur nga shoqëria njerëzore, përbindëshi bëhet mizor dhe kërkon të marrë hak me çdo kusht ndaj krijuesit të vet. Frankenshtajni për ta vrarë e ndjek deri në zonat e mbuluara me akull të Arktikut. Nëpërmjet kryeveprës së saj, sa klasike aq edhe aktuale, Meri Shelli tregon pasojat e tmerrshme, të cilat rrjedhin kur luhet me rregullsitë e natyrës apo ligjet e Perëndisë, që sjellin në jetë krijesat njerëzore.