nga Fernando Pessoa
Përshkrim i shkurtër
Ky libër është njëfarë përmbledhjeje kampionësh, një vitrinë vezulluese, një ftesë për të hyrë në brendësi të labirintit të Pesoas, duke ndjekur gurët më të çmuar miliarë të shkrimeve të tij. Për të mos e ngatërruar me një përmbledhje sentencash, art të cilin Pesoa nuk e dashuroi dhe nuk e kultivoi, ky është më saktë një vëllim “vjedhjesh arti”, një paradhënie e sythave përbërës të një vepre të pakufishme për t’ia ofruar lexuesit. Proza, ditare, letra, poezi: e gjithë prodhimtaria e të madhit portugez ka kaluar nëpër sitën e arkërkuesit; dhe ky fryt, i papritur e, në njëfarë mënyre, i panjohur, ndrit me atë shkëndijë habie e mrekullie, që fitojnë ekzemplarët e përhumbur e bizhuteritë e vjedhura.
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.
Çmimi: 380.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Autori: Fernando Pessoa
Përktheu: Ajsela Koka
Numri i faqeve: 116
Çmimi në kopertinë: 380
ISBN 99927-884-1-0
Kategoria: Botime Artistike
Nënkategoria: Poezi; Prozë; Ditar;
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121