nga Celia Lashlie #Prindërim; #Sociologji
Përktheu: Manushaqe Bako
Numri i Faqeve: 200
Përshkrim i shkurtër
Djemtë adoleshentë – ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t’u bërë burra të mirë? Si mund t’i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t’i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind – ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën e tij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve – sidomos nënave – këshilla praktike dhe inkurajuese për t’i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
Celia Lashlie (10 Qershor 1953 – 16 Shkurt 2015) ka qenë punonjëse burgu, avokate e të drejtave shoqërore dhe autore. Puna e saj në Kolegjin Nelson çoi në projektin “Burri i Mirë”, ku Lashlie punoi me adoleshentë të 25 shkollave në Zelandën e Re, duke këshilluar prindërit si të rrisin djemtë përmes librit të saj “Ai do të Bëhet i Mbarë”. Ajo ka folur gjerësisht mbi këtë temë në Zelandën e Re, Australi, Afrikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çmimi: 800.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
© 2025 – Powered by Vesa Solutions