Donatien Alphonse François, Marquis de Sade (2 qershor 1740 – 2 dhjetor 1814), ishte fisnik, politikan revolucionar, filozof dhe shkrimtar i shquar francez. Veprat e tij përfshijnë romane, tregime, drama, dialogë dhe trakte politike. Sadi është më shumë i njohur për veprat e tij erotike, në të cilat përzihet ligjërata filozofike, përshkruhen fantazi seksuale që e vënë theksin te dhuna, vuajtja, krimi dhe blasfemia kundër krishterimit. Ai ishte ithtar i lirisë absolute, të pafrenuar nga morali, feja apo ligji. Fjalët sadizëm dhe sadist e kanë burimin nga veprat e tij letrare, në të cilat përshkruheshin akte të shumta mizorish seksuale.

Në shqip nga Botimet DRITAN: Krimet e Dashurisë, Ëzhenia e Franvalit, Zhystina ose Fatkeqësitë prej Virtytit

Lista e librave të autorit