Larry Tremblay është shkrimtar, regjisor, aktor dhe specialist i kathakalit. Të përkthyera në dhjetëra gjuhë, veprat e tij teatrale janë vënë në skenë në shumë vende dhe kanë fituar çmime të panumërta. Në vitin 2006, ai botoi një përmbledhje tregimesh, “Piercing”, me Botimet Gallimard, ndërsa romani i tij “Ngrënësi i Biçikletës” (2002) ishte finalist për Çmimin Letrar të Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë. Dramat e tij: “Pilivesa e Çikutimit”, “Ventrilokuisti”, “Abraham Linkolni Shkon në Teatër” dhe “Sëpata” tashmë janë klasike. “Krishti Obez”, roman i botuar nga Alto në vitin 2012, ishte finalist për Çmimin Letrar të Kolegjit.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121
© 2025 – Powered by Vesa Solutions