nga Celil Oker përkthyer nga Alfons Pupli #Roman
Nr i faqeve: 434
Çmimi në kopertinë: 1500 L
Përshkrim i shkurtër
Sa e sa herë ka shtënë mbi ne ky qytet…
Por unë nuk kisha ku të shkoja tjetër. Njëherë e një kohë pata shëtitur shumë qytete. Më së shumti nëpër rrugët që lidhnin aeroportin me hotelin ku do të rrija. Asokohe nuk ishin shpikur ende çantat me rrota të udhëtarëve. Që t’i kisha të lira duart, çantën time e varja gjithmonë mbi sup.
Atëherë pata mësuar se atyre që shkonin përkohësisht në qytete të tjera trotuaret mund t’u bëheshin vetëm armiq. Trotuaret të çonin atje ku kishe për të shkuar, të tregonin atë çfarë kishe për të parë, të bënin të haje atë që kishe për të ngrënë. Pastaj të villnin. Nuk të donin më. Ti do të futje bishtin ndër shalë dhe do të shkoje drejt trotuareve të një qyteti tjetër.
Me rrugët e Stambollit ama, isha në paqe.
Baltën, që ma hidhte mbi pantallona njëra rrugë e tij, ma pastronte shiu i një rruge tjetër. Nëse më kapte uria në një rrugë, rruga tjetër më ngopte. Nëse në një rrugë bëja shuk paketën e cigareve, në rrugën tjetër më dilte para një kazan plehrash. Nëse Stambolli më qëllonte mua në një rrugë, në rrugën tjetër vraponte për t’më ndihmuar.
Përderisa kisha mundur të zija miqësi me trotuaret e këtij qyteti, ç’punë kisha në qytete të tjera?
Xhelil Oker, kjo penë mjeshtërore e letërsisë policeske, me romanin “Stamboll, mos më qëllo”, na tërheq sërish brenda një aventure plot befasi dhe ku testohen kufijtë e inteligjencës njerëzore…
Çmimi: 1,500.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121
© 2025 – Powered by Vesa Solutions